Software

Programi per drejtshkrim AS 2.0

Print
Created on Friday, 21 October 2011 Written by Red's Computer Solutions

Nëse shkruani shqip, ka ardhur koha për t'u thënë lamtumirë gabimeve drejtshkrimore.
Programi për drejtshkrim AS 2.0 është një pakete profesionale dhe përcakton mënyrën më të mirë të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Saktësia gjuhësore e programit AS 2.0 është arritur në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe me gjuhëtarët më të shquar kosovarë.

as

 

Veçoritë e programit AS 2.0:

- Funksionon me të gjitha versionet “Microsoft Office”
- Përmban më shumë se 2 milionë trajta të fjalëve të gjuhës shqipe
- Korrigjim automatik
- Mundësia e shtimit të fjalëve të reja

Programi kompjuterik për drejtshkrim në gjuhën shqipe AS 2.0, tashmë në përdorim nga qindra mijëra shfrytëzues,
konsiderohet një domosdoshmëri për mënjanimin e shumë gabimeve drejtshkrimore.
AS 2.0 mbulon mbi 99 % të leksikut të gjuhës shqipe dhe ka përballuar me sukses testet për saktësi gjuhësore.

Çfarë përmban programi?

Programi përmban një fjalor prej mbi 150 000 fjalësh, të cilat, në varësi të kategorisë së cilës i përkasin, arrijnë në
mbi 2 300 000 trajta të papërsëritshme fjalësh.

Krahas trajtave dhe formave që dalin gjatë lakimit dhe zgjedhimit të emrave, mbiemrave, përemrave, numërorëve e foljeve,
si dhe të pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës (ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat e pasthirrmat), në program janë përfshirë dhe:

* Trajta me ç’:

Dhjetëra mijëra trajta me ç’ të emrave dhe të mbiemrave në rasën emërore njëjës e shumës të pashquar, p.sh. ç’detyra, ç’ditë, ç’fjalë, ç’muzikë, ç’pushime, ç’punë, ç’vajza, ç’absolut, ç’inteligjent etj.

Dhjetëra mijëra forma me ç’ të foljeve në kohën e tashme, të pakryer e të kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore, p.sh. ç’bëre, ç’diskutuam, ç’flitet, ç’këndove, ç’lexoje, ç’more, ç’prishe, ç’punoje, ç’shkruan, ç’thua etj. dhe në kohën e tashme e të pakryer të mënyrës habitore, p.sh. ç’kërkuakam, ç’lexuakeni, ç’marrkësha, ç’punuakëshe etj.

Qindra mijëra forma foljore me pjesëzën mohuese s’ në të tashmen, të pakryerën dhe të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore, p.sh. s’kërkoj, s’pres, s’dola, s’flihet, s’merrej, s’punojnë, s’flet, s’fituam, s’bleva, s’arritën etj. dhe në të tashmen e të pakryerën e mënyrës habitore, p.sh. s’dëgjuakeni, s’kërkuakam, s’punuakësha, s’qëndruakan, s’vënkemi etj.

Qindra mijëra numërorë me trajtat që marrin kur lakohen si numërorë themelorë dhe rreshtorë në të dyja gjinitë, p.sh: dy, të dy, të dyve, të dyja, të dyjave, i dytë, i dyti, e dyta, të dytët, të dytat etj.

Janë plotësuar gjithashtu ndërtimet e tipit:

* njëvjeçar, dhjetëvjeçar, njëqindepesëdhjetëvjeçar etj.
* dykatësh, dhjetëkatësh, pesëdhjetëkatësh;
* pesëminutësh, dhjetëminutësh, tridhjetëminutësh etj.;
* dyorësh, njëzetekatërorësh, dyzetetetorësh etj.;
* njëditor, dyditor, dhjetëditor etj.;
* dyshekullor, pesëshekullor, dhjetëshekullor etj.
* njëdhomësh, dydhomësh, katërdhomësh etj.;
* dygjuhësh, katërgjuhësh, pesëgjuhësh etj.;
* pesëdhjetëmetërsh, dyqindmetërsh, njëmijëmetërsh etj.
* katërmuajsh, nëntëmuajsh, njëzetekatërmuajsh etj.
* njëshifror, pesëshifror, tetëshifror etj.
* njëokësh, dyokësh, pesokësh etj.
* njëdimensional, dydimensional, tredimensional
* dybitësh, tridhjetedybitësh, njëqindenjëzetetetëbitësh etj.
* katërjavësh, nëntëjavësh, dymbëdhjetëjavësh etj.
* dyinçësh, pesinçësh, dhjetinçësh etj.
* fletësh (njëfletësh, pesëfletësh), -fish (dyfish, dhjetëfish), -faqësh (gjashtëfaqësh, nëntëfaqësh), -këndësh (katërkëndësh, pesëkëndësh) -dhëmbësh (dydhëmbësh, tetëdhëmbësh), -rrokësh (dyrrokësh, shtatërrokësh) etj.

Çfarë ofron programi?

Programi bën mbi 5 milionë korrigjime automatike për gabime të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund t’i grupojmë në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.

download

Leave your comments

0
terms and condition.

People in this conversation

Load Previous Comments
  • Guest (Agron Xhama)

    Ju falënderoj për punën që keni bërë. Kam disa vjet që e përdor këtë program dhe më ka ndihmuar mjaft.
    Tashti që në laptopin tim vendosa vindos 7 dhe office 2010, nuk ma pranon programin.
    A mund të më ndihmoni?
    Faleminderit
    Agron Xhama

  • Guest (halim)

    jeni te papare

  • Guest (Avni DELIU)

    Pershendetje,

    Nuk po me instalohet fjalori i drejtshkrimit ne microsoft Office 2013.
    Si mund ta instaloj kete

    Faleminderit

  • Guest (Plator)

    E instalove programin per drejtshkrim AS 2.0 ne Microsoft Office 2010, por nuk po funksionon, A mund te me tregoni pse s'po funksionon?

  • Me sa di une, programi funksionon mire deri me office 2007, me versionet office te prodhuara me pas nuk eshte testuar.

  • Guest (Jeta)

    Me falni, a punon ky program ne window 8, pasi e kam instaluar por nuk me aktivizohet?
    A qendron problemi tek instalimi apo nuk punon me kete program?
    Ju faleminderit
    Jeta

  • Guest (Bajram)

    :) i mire shume

  • Guest (Perparim Demi)

    Si mund te siguroj kete soft (kam Win 8.1; Word Professional 2010) ? Sa kushton ?
    Pres ta perdor sa me pare per shkrimet e mia.
    ju faleminderit.

  • Guest (eroll)

    si ta marr programin

  • Perparim dhe Eroll, programi eshte falas, mund ta shkarkoni tek butoni Download ne fund te tekstit pershkrues.

2011. © Red's Computer Solutions - Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Joomla template by TG